Sport

VD/ Messi tregon jetën pariziene: "Tani e njoh klubin, qytetin, jam më rehat në dhomat e zhveshjes”

Në një intervistë për ‘Tyc Sports’, Leo Messi shpjegon se pas një viti të parë të vështirë në Paris, tani është shumë i përshtatshëm dhe i gatshëm për të shfaqur aftësitë e tij

31 Maj 2022, 07:03 Nga DOSJA
VD/ Messi tregon jetën pariziene: "Tani e njoh klubin, qytetin, jam

SPANJE - Në stërvitje me Argjentinën, përpara se të ndeshet me Italinë të mërkurën më 1 qershor në Londër (20:45), Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin ‘Tyc Sports’. Dhe ai iu rikthye përshtatjes së tij me PSG-në, më shumë se sa pritej: “E vërteta është se ishte një vit i vështirë. Më duhej të mësohesha me një mënyrë loje që nuk isha mësuar. Në PSG, ne e shohim futbollin ndryshe. Në Barcelonë, ku kam luajtur gjithë jetën, kisha shokë skuadre që më njihnin përmendsh".

Shtatë herë ‘Topi i Artë’ i “France Football” evokon edhe dëmtimin e hershëm të kontraktuar në gju, i cili ngadalësoi përshtatjen e tij dhe, mbi të gjitha, rikuperimin e tij të vështirë pasi u prek nga Covid-19: “Unë u sëmura shumë rëndë. Covid më la me plagë në mushkëri. Nuk mund të stërvitesha. Kam kaluar rreth një muaj e gjysmë pa mundur të vrapoj”. 

I pyetur për fishkëllimat që ka qenë objektivi i ultrasve të PSG-së, ylli argjentinas është shprehur i habitur, por nuk është ofenduar: “Nuk më ka ndodhur kurrë në Barcelonë, përkundrazi. Ney dhe unë ishim më të synuarit. E kuptoj zemërimin e tifozëve sepse nuk është hera e parë që skuadra eliminohet në këtë mënyrë në Champions League”.

Megjithatë këto kujtime të këqija e lënë optimist për sezonin e ardhshëm: “Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur muajt e fundit, mendoj se mund ta ndryshoj situatën. E di që ky vit do të jetë ndryshe, tashmë jam i përgatitur për pjesën tjetër. Tani e njoh klubin, qytetin, jam më rehat me dhomat e zhveshjes”.

Më në fund, Leo Messi dha edhe të preferuarin e tij për ‘Topin e Artë’ të radhës: “Unë mendoj se nuk ka dyshim këtë vit. Sezoni i Benzemas ka qenë kaq spektakolar. Dhe ai ishte thelbësor në fushatën fitimtare të klubit të tij në Champions League”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll