Sport

UEFA, i beson një portugezi hetimin e kaosit dhe incidenteve në ‘Stade de France’

UEFA njoftoi të hënën në mbrëmje hapjen e një "hetimi të pavarur" për kaosin e sigurisë që shoqëroi finalen e Champions League të shtunën në ‘Stade de France’, në qendër të një polemike që është bërë politike.

31 Maj 2022, 06:41 Nga DOSJA

UEFA, i beson një portugezi hetimin e kaosit dhe incidenteve në

ZVICER - Në përgjigje të incidenteve që ndodhën pranë ‘Stade de France’ të shtunën, UEFA njoftoi të hënën në mbrëmje nëpërmjet një deklarate për shtyp "një hetim të pavarur mbi ngjarjet rreth finales së Champions League". Organizatorët vazhdojnë të shprehen për “mijëra bileta të falsifikuara”, që bllokonin “hyrjen në anë të tribunave të rezervuara për Liverpoolin”.

UEFA premton “të shqyrtojë vendimmarrjen, përgjegjësitë dhe sjelljen e të gjitha palëve të përfshira në finale” dhe ia besoi hetimin ish-ministrit portugez të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Tiago Brandao Rodrigues.

Mbrëmjen e së shtunës, fillimi i finales së Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit u shty me mbi tridhjetë minuta për shkak të pamundësisë së transportimit të shikuesve me bileta në kohë. Por mbi të gjitha, ishin skenat e kaosit nëpër stadium që bënë xhiron e botës.

Përballë kritikave, ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin preferoi të evokonte të hënën gjatë një konference për shtyp një "mashtrim masiv, industrial dhe të organizuar të biletave të falsifikuara" që vinte "nga ana tjetër e Kanalit". Megjithatë, qeveria britanike nga ana e saj i ka bërë thirrje UEFA-s që të "punojë ngushtë me autoritetet franceze në një hetim të plotë" dhe të publikojë përfundimet.

UEFA, i beson një portugezi hetimin e kaosit dhe incidenteve në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll