Sport

Pavan dhe beteja e ashpër përkrah djalit të tij 6-vjeçar: "Do t'i jap palcën time!"

"Mjekët na shpjeguan gjithçka dhe për sa më përket, unë nuk kisha asnjë dyshim. Jeta më ka vënë përpara një prove shumë të vështirë, por forca vjen nga familja ime”,- ka thënë Pavan

31 Maj 2022, 06:22 Nga DOSJA
Pavan dhe beteja e ashpër përkrah djalit të tij 6-vjeçar:

ITALI - Simone Pavan po bën betejën më të ashpër së bashku me djalin e tij 6-vjeçar Leonardo, i cili u diagnostikua me leuçemi mëse një vit më parë. 

Ish-lojtari i Atalantës, Sampdorias, Venecias dhe Modenës është larguar nga pankina nga Vis Pesaro për t'i kushtuar trupin dhe shpirtin fëmijës së tij dhe tani do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për marrjen e palcës së kockave të tij, e cila më vonë do t'i dhurohen djalit të tij të sëmurë.

"Kimioterapia ishte shkatërruese, Leonardo kam nevojë për mua dhe u përfshiva pa e menduar fare, - tha Pavan për 'Corriere della Sera'. - Mjekët na shpjeguan gjithçka dhe për sa më përket unë nuk kisha asnjë dyshim".

“Jeta më ka vënë përpara një prove shumë të vështirë, por forca vjen nga familja ime, asnjëherë kaq e bashkuar”,- shtoi Pavan, i cili u tha “Jo” dy ofertave për punë: “Çfarë do të bëja në një situatë të tillë me profesionin? Për momentin po mendoj vetëm për Leonardon”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll