Sport

Fundi i një historie: “Goodbye Abramovich, Chelsea zyrtarisht në pronësi të Boehly, Wyss dhe Walker”

Miliarderi amerikan Todd Boehly, do të jetë edhe presidenti i ri Chelseas, i cili tashmë do të jetë pronë e ‘holdingut’ amerikan

31 Maj 2022, 06:08 Nga DOSJA

Fundi i një historie: “Goodbye Abramovich, Chelsea zyrtarisht në

ANGLI - "Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, njoftoi sot përfundimin e blerjes së Chelsea. Konsorciumi përfshin gjithashtu Hanjorg Wyss, themelues i Wyss Foundation dhe Mark Walker, bashkëthemelues dhe CEO i Guggenheim Capital. 

Walter dhe Boehly janë pronarë edhe të Los Angeles Dodgrs, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Sparks. Transaksioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Premier League dhe autoritete të tjera britranike. 

Boehly do të shërbejë si kryetar i Holding. Pronarët e rinj janë të përkushtuar të investojnë në fusha kyçe që do të zgjerojnë dhe përmirësojnë konkurrencën e klubit, duke përfshirë rizhvillimin e Stamford Bridge.” Kjo ishte deklarata zyrtare, që u shfaq në faqen e internetit të klubit, pas përfundimit të blerjes së klubit nga investitorët e rinj.

Fundi i një historie: “Goodbye Abramovich, Chelsea zyrtarisht në

Todd Boehly, presidenti i ri i Holdingut që bleu Chelsean, bëri disa deklarata për faqen zyrtare të klubit londinez: "Ne jemi të nderuar që bëhemi pronarë të rinj të Chelsea. Vizioni ynë si pronarë është i qartë: ne duam të bëjmë krenarë tifozët tanë. Së bashku me zhvillimin tonë për ekipin e të rinjve dhe prokurimin e talenteve më të mirë, plani ynë i veprimit është të investojmë në klub për një afat të gjatë dhe të ndërtojmë një histori të jashtëzakonshme suksesi për Chelsean. Dua të falënderoj personalisht ministrat dhe zyrtarët e qeverisë britanike dhe Premier League për të gjithë punën e bërë për të bërë të mundur këtë”.

Fundi i një historie: “Goodbye Abramovich, Chelsea zyrtarisht në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll