Politike

‘PD do jetë më e bashkuar’/ Boçi: Partia është e hapur edhe për ata me mendimin e tyre konfliktual

Deputeti Boçi theksoi se PD do jetë më e bashkuar më e hapur dhe më e fortë dhe se vijimi i kompetencave kolegjiale është një garanci e hapjes, që do i lejoji çdokujt të bashkohet.

30 Maj 2022, 22:13 Nga DOSJA
‘PD do jetë më e bashkuar’/ Boçi: Partia
Luçiano Boçi

TIRANË- I ftuar në Çim Peka Live, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Luçiano Boçi ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë dhe kandidaturat për Nënkryetarë dhe Sekretarit të Përgjithshëm.  

Deputeti Boçi theksoi se PD do jetë më e bashkuar më e hapur dhe më e fortë dhe se vijimi i kompetencave kolegjiale është një garanci e hapjes, që do i lejoji çdokujt të bashkohet.

Boçi: Nuk mund ta barazosh procesin e hapjes në këtë moment. Përzgjedhja e kryesisë prej 20 anëtarësh nuk të lë mundësi. PD do jetë më e bashkuar më e hapur dhe më e fortë. Vijimi i kompetencave kolegjiale është një garanci e hapjes, që do i lejoji çdokujt të bashkohet dhe të jemi më të fortë. Partia është e hapur dhe ata kanë ftesë që të vijnë edhe me mendimin e tyre konfliktual. Edhe mendimi është i rëndësishëm. Synimi është që të kemi një grup të përbashkuar.

Marrë nga Balkanweb

Sondazh

Poll