Sport

Tensione në Divizionin e dytë në Holandë, tifozët pushtojnë fushën, policia u lëshon qentë

Divizionet e dyta në të gjithë Europën këtë sezon po sjellin histori të çmendura dhe skena që të rrahin zemrën.

30 Maj 2022, 21:22 Nga DOSJA
Tensione në Divizionin e dytë në Holandë, tifozët
ADO Den Haag-Excelsior Rotterdam

HOLANDË- Divizionet e dyta në të gjithë Europën këtë sezon po sjellin histori të çmendura dhe skena që të rrahin zemrën. Holanda nuk bën përjashtim, finalja e madhe mes ADO Den Haag dhe Excelsior Rotterdam se kush do të jetë skuadra që do të jetë pjesë e Eredivise përfundoi vetëm me penallti, me Excelsior që fitoi 8-7 nga penalltitë.

Takimi i parë i zhvilluar në fushën e skuadrës tashmë të promovuar në Eredivisie përfundoi 1-1 ndërsa takimi i kthimit në Hagë barazim 4-4 edhe pas kohës shtesë. Edhe pse vendësit kryesonin 3-0 në fillim të pjesës së dytë, futbollistët e Exelsiorit bënë mrekullinë duke shënuar tri herë në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Edhe në shtesë Den Haah shënoi e para, por nuk e ruajti dot rezultatin. Një grup tifozësh të ADO-s u futën në fushë, duke goditur me mjete ndezëse dhe sende të forta tifozët kundërshtarë në sektorin e miqëve. Ndërsa në rrugët e qytet u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të mbajtur situatën nën kontroll.

E.Ç (Dosja.al)

78447

Sondazh

Poll