Sport

E FUNDIT- UEFA lëviz për incidentet jashtë stadiumit, hetim për finalen e Championsit

UEFA ka njoftuar se ka porositur një raport të pavarur për ngjarjet që ndodhën të shtunën më 28 maj në Paris në finalen e Champions League

30 Maj 2022, 21:37 Nga DOSJA

E FUNDIT- UEFA lëviz për incidentet jashtë stadiumit, hetim

PARIS- UEFA ka njoftuar se ka porositur një raport të pavarur për ngjarjet që ndodhën të shtunën më 28 maj në Paris në finalen e Champions League. Siç sqarohet nga organi më i lartë europian i futbollit, do të shqyrtohen të gjitha përgjegjësitë dhe sjelljet e të gjitha subjekteve të përfshira në zhvillimin e ndeshjes në Stade de France.

Siç dihet, Liverpool-Real Madrid nisi me më shumë se 30 minuta vonesë pasi mijëra tifozë u bllokuan në hyrje të Stade de France pasi kishin bileta false që nuk funksiononin në sistem. Kjo padyshim kishte pasoja edhe për shumë tifozë, të cilët kishin kuponë të rregullt, por që nuk ishin në gjendje të hynin në stadium.

E.Ç (Dosja.al)

5720

Sondazh

Poll