Sport

Dybala te Inter, Marotta nuk fshihet më: "Shpresojmë të luajë me ne"

Ekziston një kuriozitet i madh për të ardhmen e Paulo Dybala-s. Pas largimit nga Juventus, futbollisti argjentinas dhe agjentët e tij po lëvizin për të gjetur skuadrën e përshtatshme për të.

30 Maj 2022, 17:09 Nga DOSJA

Dybala te Inter, Marotta nuk fshihet më: "Shpresojmë të

ITALI- Ekziston një kuriozitet i madh për të ardhmen e Paulo Dybala-s. Pas largimit nga Juventus, futbollisti argjentinas dhe agjentët e tij po lëvizin për të gjetur skuadrën e përshtatshme për të. Inter është skuadra që është përfolur prej javësh, natyrisht, pas nuk mbetet as Roma.

Megjithatë, ekziston një faktor që sheh zikaltrit në avantazh dhe ai është Giuseppe Marotta. Nuk është e re apo për t'u habitur që marrëdhëniet mes të dyve janë të shkëlqyera dhe që drejtori ekzekutiv i Interit është një admirues i madh i Dybala-s.

Marotta foli hapur për herë të parë për mundësinë që ta shohë argjentinasin me fanellën e Interit. Gjatë eventit "L'Amico Atletico" të Fondacionit Cardinaletti Onlus në Milano, drejtori ekzekutiv i klubit iu përgjigj atyre që e pyetën se cili do të jetë destinacioni i radhës i sulmuesit: "Në sport duhet të pranosh gënjeshtrat e bardha, sepse për në momentin nuk e di, por shpresa është që ai të luajë me ne".

E.Ç (Dosja.al)

354248

Sondazh

Poll