Sport

9 vite te Real Madrid dhe 19 trofe të fituara, mesfushori i thotë lamtumirë klubit: Realizova ëndrrën

Pas 9 vitesh përfundon aventura e Iscos te Real Madrid. Përmes rrjeteve sociale, mesfushori spanjoll ka njoftuar lamtumirën e tij me klubin madrilen

30 Maj 2022, 16:57 Nga DOSJA

9 vite te Real Madrid dhe 19 trofe të fituara, mesfushori i thotë

SPANJË- Pas 9 vitesh përfundon aventura e Iscos te Real Madrid. Përmes rrjeteve sociale, mesfushori spanjoll ka njoftuar lamtumirën e tij me klubin madrilen. Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor, saktësisht një muaj nga tani dhe nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovim. Isco, i cili tha lamtumirë pas shokut të tij të skuadrës Marcelo, përshëndeti klubin dhe tifozët përmes një letre:

“Kur isha gati të largohesha nga Malaga, kisha arritur një marrëveshje me një klub tjetër. Por Real Madrid trokiti në derën time dhe Realit nuk mund ti thuash jo.Champions League nuk ishte fituar prej shumë vitesh dhe ne fituam ‘të dhjetën’. Pastaj gjithçka që ndodhi është histori. Nëntë vjet më vonë përfundon aventura në të cilën më lejoi të realizoja të gjitha ëndrrat që kisha kur isha i vogël.

Përveç realizimit të ëndrrave, fitova shumë tituj nga sa e imagjinoja.Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerët, stafin teknik, fizioterapistët dhe ata që punojnë në Valdebebas, dashurinë dhe mbështetjen që nuk më ka munguar kurrë. Dua të falënderoj edhe tifozët që më pritën në mënyrë të pabesueshme që nga dita e parë dhe që e shoqërojnë këtë ekip në çdo cep të botës!”. Isco e mbyll me një shaka pasi fitoi Championsin e fundit me Real Madrid, ndoshta një 'kunj' për Mbappe.

“Meqë ra fjala, dje i thashë një shoku që Champions-i i 15-të është rrugës. Shihemi dhe gjithmonë hala Madrid”. Me fanellën e Realit, Isco ka luajtur 353 ndeshje, duke shënuar 53 gola dhe duke fituar 19 trofe.

E.Ç (Dosja.al)

10268 10264

Sondazh

Poll