Sport

Kukësi, Skënder Gega e nis me vrull aventurën e dytë si trajner;Shpresoj të jemi në Kupat e Europës

Kukësi prezanton për herë të dytë Skënder Gegën si trajnerin e klubit.

30 Maj 2022, 16:35 Nga DOSJA

Kukësi, Skënder Gega e nis me vrull aventurën e dytë si

KUKËS-Kukësi prezanton për herë të dytë Skënder Gegën si trajnerin e klubit. Marrëdhëniet e mira dhe besimi që kanë tifozët dhe presidenti i Kukësit e kanë bindur 58-vjeçarin për të provuar një shans të dytë. "Dua të falënderoj njerëzit dhe presidencën që që kanë shprehur besimin dhe bindjen se mund të bashkëpunojmë sërish. Kam qenë te Kukësi edhe më parë në një periudhë jo të mirë. E kam fjalën periudhë jo e mirë në aspektin personal jo të Kukësit.

Është një fjalë: shansin e parë duhet ta shfrytëzosh për mirë, sepse do të të jepet edhe shani i dytë. Është përgjegjësi e madhe ndihem shumë i respektuar. Besoj se me punë dhe me përkushtim dhe më një korrektësi profesionale do ta çojmë Kukësin aty ku i takon."

SKUADRA- "Për çdo gjë do të bisedojmë me klubin. Do të ulemi me drejtuesit për të gjetur gjuhën e përbashkët me ato lojtarë më të mirë për grupin ekzistues, që vazhdon ta ketë kontratën, që u ka përfunduar kontrata apo për pjesën tjetër që do të afrohen në skuadër. Shpresoj të jemi pjesë e Kupave të Europës, të fillojmë punën për të qenë një klub solid dhe me shumë pretendime."

E.Ç (Dosja.al)

skender gega

Sondazh

Poll