Sport

Akuza midis Anglisë dhe Francës, prag 'krize diplomatike' pas kaosit të finales në “Stade de France”

Qeveria britanike kërkon një hetim zyrtar dhe autoritetet franceze akuzojë tifozët e Liverpoolit. Në prag të nisë një krizë diplomatike

30 Maj 2022, 16:31 Nga DOSJA
Akuza midis Anglisë dhe Francës, prag 'krize diplomatike'

ANGLI - Kaosi organizativ i përjetuar para dhe pas finales së Champions League në Saint-Denis, që shkaktoi një vonesë prej 37 minutash në fillimin e ndeshjes, kërcënon të hapë një krizë diplomatike mes Francës dhe Anglisë. 

Nga Londra kërkojnë hetim zyrtar për zbardhjen e fakteve, ndërsa nga Parisi ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, fajëson drejtpërdrejt tifozët e Liverpoolit për atë që ndodhi. Klubi “Reds”, të shtunën ka protestuar ndaj trajtimit të tifozëve të tij nga forcat e sigurisë dhe policia e pushtuar nga kaosi i përjetuar në hyrjet e stadiumit.

"Ne dënojmë çorganizimin, ku 30.000 deri në 40.000 tifozë britanikë pa bileta, ose me bileta të falsifikuara mbërritën në “Stade de France”. Është krijuar një mashtrim masiv, në shkallë industriale dhe i organizuar i biletave të falsifikuara,"- shpjegoi Darmanin.

As shefja e sporteve, Amélie Oudéa-Castéra, nuk dha shpjegime për përhapjen e grupeve të organizuara të dedikuara për të grabitur dhe sulmuar tifozët e Liverpool dhe Real Madrid para dhe pas ndeshjes. Darmanin i vinte keq, po, që disa oficerë policie përdorën gaz lotsjellës "në mënyrë të panevojshme dhe në mënyrë disproporcionale". Kaosi i përjetuar në Saint-Denis është një goditje për prestigjin e Francës dhe vë në pikëpyetje kapacitetin organizativ të Parisit, mikpritës i Lojërave Olimpike të vitit 2024.

"Ne e dimë se shumë tifozë të Liverpool udhëtuan në Paris në kohë për të mbështetur ekipin e tyre, në një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit dhe ne jemi shumë të zhgënjyer me mënyrën se si u trajtuan,"- tha një zëdhënës i Downing Street, rezidenca zyrtare e kryeministrit Johnson Boris. “Tifozët meritojnë të dinë se çfarë ndodhi, prandaj ne i bëjmë thirrje UEFA-s që të punojë ngushtë me autoritetet franceze në një hetim të plotë” dhe që “gjetjet e tyre të publikohen”,- shtoi zëdhënësi zyrtar britanik.

“Pikërisht për këtë kemi nevojë për një hetim të plotë për atë që ndodhi”,- këmbënguli zëdhënësi, duke shtuar se UEFA e arsyetoi vonesën e ndeshjes me ardhjen e vonuar të tifozëve. "Kjo nuk është në përputhje me përvojën e shumë njerëzve që ishin jashtë stadiumit, kështu që ne kemi nevojë për një hetim të plotë për të arritur në fund të asaj që ndodhi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll