Aktualitet

Të ngujuar në Teatër, Aleanca nxjerr manifestin: Kërkojmë mbështetje nga të gjithë!

24 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Të ngujuar në Teatër, Aleanca nxjerr manifestin:

TIRANE- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka lëshuar një manifest pas ngujimit që ka bërë në ambientet e Teatrit Kombëtar. Në këtë manifest kujtohet rëndësia që ka kauza e artistëve për të mos shembur Teatrin si edhe dhuna që policia ka ushtruar sot mbi regjisorin Robert Budina. Manifesti lidhet me tensionet tek Teatri Kombëtar, ku u përplasën qytetarët e aktivistë me policinë për të mos lejuar shembjen e godinës.  Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre.

Njoftimi i plotë i Aleancës:

MANIFEST

Qytetarë të Evropës, njerëz të skenës dhe të artit, arkitektë, akademikë dhe ligjvënës të Parlamentit Evropian:

Prej një viti e gjysmë qytetarët e Tiranës janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, të cilën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive.

Trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, i cili është në pronësi publike, është planifikuar të tjetërsohet përmes një projekti korruptiv për të cilin u miratua një ligj special antikushtetues që i jepte një kompanie të preferuar nga Kryeministri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit.

Ky ligj u miratua nga Parlamenti, edhe pse presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutës.

Aktualisht Kryeministri i Shqipërisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet – ekzekutivin, parlamentin dhe gjyqësorin. Nëpërmjet një pseudoreforme në drejtësi ai ka paralizuar Gjykatën Kushtetuese. Ndaj në Shqipëri nuk ekziston asnjë instancë, në të cilën ky ligj korruptiv të mund të ankimohet.

Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqte tane nga gjithe Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit.

Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjizor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit.

Kërkojmë urgjentisht mbështetjen politike, institucionale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt kulturevrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë.

Qytetarë të Europës! Institucione evropiane!

Mbështetja juaj sot është treguesi i një të ardhmeje të përbashkët nesër, të bazuar mbi ligjin, vlerat dhe një qytetërim të përbashkët evropian.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar ngujimi tek teatri aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll