Aktualitet

Tensione dhe përplasje/ Neritan Liçaj s’duron më, shpërthen në të qarë: Unë jam teatri (VD)

24 Korrik 2019, 09:19 Nga DOSJA
Tensione dhe përplasje/ Neritan Liçaj s’duron më,

Tiranë- Vijojnë tensionet te Teatri Kombëtar.  Pas disa përplasjesh me policinë, qytetarë, artistë dhe politikanë kanë hyrë brenda kësaj godine dhe shprehen të vendosur se nuk do ra lejojnë që jo të prishet, shembet.

Përpos dhunës, revoltës shumë prej artistëve janë përlotur para godinës së Teatrit Kombëtar.

Një ndër ta është edhe aktori Neritan Liçaj i cili ka shpërthyer në lot teksa mban në duar edhe pankartën “Unë jam Teatri”. Menjëherë i shkon për ta qetësuar sociologu Ergys Mërtiri.

TK ka nisur që të zbrazet. Policia rrethoi godinën dhe u përplas me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës. Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha. Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit. Reagoi presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se dhuna ndaj qytetarëve është një turp. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet neritan licaj ngujimi tek teatri përplasen artistët me policinë teatri kombetar neritan licaj ngujimi tek teatri përplasen artistët me policinë teatri kombetar

Sondazh

Poll