Aktualitet

Policia holandeze reagon zyrtarisht: “Presidenti” i Çamërisë ka vdekur

24 Korrik 2019, 09:28 Nga DOSJA
Policia holandeze reagon zyrtarisht: “Presidenti” i

HOLANDË- Presidenti i vetshpallur i Çamërisë, Festim Lato, është perosni që u gjet i vdekur pak ditë më parë në një kanal në Holandë.

Sot në një reagim zyrtar mediat në Holandë bëjnë me dije se “Presidenti” i çamërisë ka vdekur. Sipas mediave në vend shtohet se ai i gjet i vdekur në një kanal në amsterdam që të premten e kaluar, por vetëm sot është konfirmuar që është trupi i Latos.

Po të njëjta media shkruajnë se Lato 43-vjeçar është viktimë e krimit. Sipas policisë, shqiptari u pa për herë të fundit i gjallë në fundjavën e 13 korrikut.

Lato thuhet se ka jetuar në Holandë për shumë vite dhe është njohur si presidenti i vetëshpallur i rajonit të Çamërisë.

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi është bërë publik nga familjarët. Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enigma e vdekjes së festim latos festim lato gjendet i mbytur festim lato konfirmohet vdekja e latos enigma e vdekjes së festim latos festim lato gjendet i mbytur festim lato konfirmohet vdekja e latos

Sondazh

Poll