Aktualitet

Një vit pa aktorë në skenë, si ka degraduar nga brenda godina e Teatrit Kombëtar

24 Korrik 2019, 10:05 Nga DOSJA

TIRANË- “A vdiq ai?”, kjo ishte shfaqja e fundit që u vendos në skenën e Teatrit Kombëtar. Ishte mbyllja e një sezoni që nuk vijoi më në shtator. Nga qershori i vitit të kaluar deri sot, në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar nuk ka shkelur më asnjë aktor, asnjë regjisor, por vetëm punëtorët e skenës, insekte dhe brejtës që kanë mbushur të gjithë godinën.

 

 

Debati për mbylljen e kësaj skene ishte vjetërsia e saj, por tashmë kur ajo ka më shumë se 1 vit që qëndron e mbyllur është rrënuar. Pamjet që na u servirën sot, teksa artistët dhe opozita arritën të futeshin në godinë tregojnë mjerim. Salla e madhe, llozhat, skena dhe prapaskena janë shkatërruar. Skena ishte e mbushur me orendi të ndryshme, me dërrasa dhe mbetje të tjera.

Dhe pyetja që bëhet është: A vdiq ai (Teatri Kombëtar)? Nëse shikon skenën dhe gjendjen në të cilën ka përfunduar pas një viti mos përdorim, duket se ajo ka vdekur. Nëse dëgjon artsitët që janë brenda saj, ata shprehen se ajo skenë është gjallë. Ndërsa nëse pyet qeverinë, skena ka qenë e vdekur prej shumë kohësh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet degradimi i teatrit kombetar ngujimi tek teatri skena e teatrit kombetar teatri kombetar degradimi i teatrit kombetar ngujimi tek teatri skena e teatrit kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll