Aktualitet

Mashtrimi i DH Albania, shteti shqiptar fiton merr 2.6 mln $ dëmshpërblim nga kompania e sigurimit

24 Korrik 2019, 10:48 Nga DOSJA
Mashtrimi i DH Albania, shteti shqiptar fiton merr 2.6 mln $

TIRANË– Shteti shqiptar merr plot 2.6 milionë dollarë nga kompania e Sigurimit për mashtrimin nga ana e kompanisë DH Albania, për ndërtimin e lotit të parë tek “Shqiponja” në projektin e Unazës së Re.

Shteti shqiptar përfaqësohej në gjykatën e Shkallës së parë Tiranë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që fitoi në këtë seancë të parë 2.6 mln dollarë, pasi kontrata e DH dhe ARRSH ishte nën garancinë e një kompanie sigurimi, e cila do të paguajë dëmet që kanë ardhur nga kontrata.

Por cili ishte skandali me firmën  ‘DH Albania’? Skandali me DH Albania, solli shkarkime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe largimin e Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros.

Firma ‘DH Albania’ fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re nga ARRSH-ja dhe 12 mln euro nga OST-ja për ndërtimin e linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi. Pas publikimit të skandalit të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Pak ditë më parë në prokurori dëshmuan Klodian Gradeci dhe Afrim Qendro, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe anëtarët e vlerësimit të ofertave të dy institucioneve.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare, ku tregohej se kompania “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet skandali i dh albania tenderi i unazes se re skandali i dh albania tenderi i unazes se re

Sondazh

Poll