Aktualitet

Përplasje e dhunshme tek Teatri Kombëtar, qytetarët hapin dritaret e godinës për të hyrë brenda

24 Korrik 2019, 09:06 Nga DOSJA
Përplasje e dhunshme tek Teatri Kombëtar, qytetarët hapin

TIRANË- Qytetarët e pranishëm para hyrjes së Teatrit Kombëtar janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake në tentativë për të hyrë brenda godinës.

Ata kanë hapur dritaret për të hyrë brenda teatrit, ndërsa kanë hasur në rezistencën e uniformave blu, ku nuk kanë munguar shtyrjet dhe përplasjet.

Ditën e sotme, TK ka nisur që të zbrazet. Policia rrethoi godinën dhe u përplas me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës.

Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll