Aktualitet

Me armë me silenciator plagosi 3 vite më parë biznesmenin, arrestohet autori në Shkodër (EMRAT)

24 Korrik 2019, 11:06 Nga DOSJA
Me armë me silenciator plagosi 3 vite më parë biznesmenin,

Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë Skënder Daija pasi akuzohet se ka plagosur më 2016, Syri Mehmetin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 26.12.2016 dhe prej 3 vitesh Daija ishte në arrati.

Sipas policisë  në lagjen ’10 Korriku’ tek Rotondo në Shkodër, Daija tentoi të vriste me armë zjarri, me silenciator Syri Hasan Mehmetajn. Mehmetaj ndodhej me gruan në makinë kur u qëllua dhe ka qenë ajo që e dërgoi me shpejtësi në spital.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim në prangat e policisë

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 26.12.2016, si dhe arrestohet një person tjetër për përkrahje të autorit të krimit.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

S.D, 30 vjec, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër;

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Ky shtetas më datë 26.12.2016, tek rrethrrotullimi në dalje të unazës lindore të qytetit Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S.M, duke e lënë të plagosur rëndë.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç. 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosja në shkodër skënder daija syri mehmeti plagosja në shkodër skënder daija syri mehmeti

Sondazh

Poll