Politike

VD-Sulmet e Ramës, Duma: Ke ardhur në pushtet me non-gratat

Duma iu drejtua kryeministrit duke i thënë se duhet të shohë edhe të shpallurit e tij, që sipas saj është në pushtet prej tyre. 

30 Maj 2022, 12:34 Nga DOSJA
VD-Sulmet e Ramës, Duma: Ke ardhur në pushtet me non-gratat
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama flet për non gratat sikur nuk ka ardhur në pushtet nga ato. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Duma iu drejtua kryeministrit duke i thënë se duhet të shohë edhe të shpallurit e tij, që sipas saj është në pushtet prej tyre. 

'Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me ata, ju jeni non grata qeverisje. Këtu kryeministri vjen dhe thotë ju s’dini asgjë, keni këto vlera. Flet për skllavërinë e Amerikës. Çështja është të jesh politikan që bën. Në këtë vend ajo që u keni mësuar gjatë viteve është se je non grata në Shqipëri. Se po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Ju i keni bërë vetë listat me patronazhistët.Unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndjehen non grata në vendin e vet gjëja më minimale që duhet të bëjnë është t’i thonë jo atij. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit ku je në pushtet nga non grata-t. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit që mund të jetë më shumë se politik sesa ekonomik”, tha Duma. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll