Bota

Sulmi në Teksas, 9-vjeçari tregon momentin kur u hodh nga dritarja për të shpëtuar

Danieli fatmirësisht ka mundur ti shpëtonte sulmit pasi është arratisu nga dritarja e klasës së bashku me dy nxënës të tjerë të cilët mbetën të plagosur.

30 Maj 2022, 13:09 Nga DOSJA
Sulmi në Teksas, 9-vjeçari tregon momentin kur u hodh nga dritarja
Daniel i mbijetuari i sulmit në Teksas

SHBA- 9-vjeçari Daniel, së bashku me nënën e tij, Briana Ruiz, kanë treguar mbi momentet e tmerrit që kanë kaluar teksa 18-vjeçari në Teksas nisi sulmin duke lënë të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues. Sipas CNN, Daniel ka thënë se kur dëgjoi të shtënat ai u fsheh nën një tavolinë pranë murit ndërkohë që po shikonte momentin kur 18-vjeçari po sulmonte.

"Unë ende mund të shoh fytyrën e tij. Unë mund ta shihja atë duke i ngulur sytë njerëzit përballë meje,"-tha ai.

Danieli fatmirësisht ka mundur ti shpëtonte sulmit pasi është arratisu nga dritarja e klasës së bashku me dy nxënës të tjerë të cilët mbetën të plagosur. Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas ka deklaruar se në sulmin e të martës, i riu ka qendruar me nxënësit në klasë rreth një orë deri në momentin kur u qëllua nga policia. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll