Bota

Gjenden trupat e 16 pasagjerëve nga avioni i rrëzuar në Nepal

Operacionet e kërkimit të kryera nga ushtria dhe policia e Nepalit rifilluan në mëngjes pasi u ndaluan të dielën vonë për shkak të mungesës së dritës dhe motit të keq

30 Maj 2022, 13:02 Nga DOSJA
Gjenden trupat e 16 pasagjerëve nga avioni i rrëzuar në Nepal
Aeoroporti Tara Air

AZIA JUGORE-Ekipet e kërkim-shpëtimit në Nepal të Azisë Jugore, kanë gjetur trupat e 16 personave në bordin e një fluturimi Tara Air që u rrëzua me 22 persona në bord. Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit tha në Tëitter se trupat ende nuk janë identifikuar.

Operacionet e kërkimit të kryera nga ushtria dhe policia e Nepalit rifilluan në mëngjes pasi u ndaluan të dielën vonë për shkak të mungesës së dritës dhe motit të keq, gjë që pengoi helikopterët të fluturonin në zonën e vendndodhjes së fundit të njohur të fluturimit.

Sipas CNN, vendi ku u gjetën rrënojat është në një lartësi prej rreth 14,500 këmbësh, tha një zëdhënës i aeroportit. Hetuesit po kërkojnë gjithashtu një grykë midis dy maleve, shtoi zëdhënësi.

Avioni kishte fluturuar nga qyteti i Pokhara në qytetin e njohur turistik Jomsom në Nepalin qendror të dielën, kur humbi kontaktin me kontrollin ajror rreth 12 minuta pas udhëtimit, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit. Fluturimet midis dy qyteteve zakonisht zgjasin 20-25 minuta.

Autoritetet besojnë se incidenti ishte shkaktuar nga moti i keq, sipas Binod BK, një zyrtar në ministrinë e brendshme të Nepalit.

Në bord ndodheshin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Dy shtetas gjermanë, katër indianë dhe 13 shtetas nepale janë në mesin e 22 personave në fluturim, tha ministria. Kombësia e dy pasagjerëve nuk dihet.

Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit pesë minuta para se të ulej në Jomsom, tha një zyrtar i linjës ajrore për Reuters në kushte anonimiteti.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll