Bota

Samiti për Demokraci, Lajçak: Procesi i formimit të një tregu të përbashkët rajonal duhet të përshpejtohet

30 Maj 2022, 13:10 Nga DOSJA
Samiti për Demokraci, Lajçak: Procesi i formimit të një
Miroslav Lajcak

BRUKSEL- I dërguari special i BE-së për Ballkanin si dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një konferencë për shtyp para Samitit për Demokraci në Evropën Juglindore (SEE DEM), që po mbahet në Mal të Zi, ka komentuar iniciativën e Ballkanit të Hapur. 

Ai u pyet për nismën e Ballkanit të Hapur ku tha se BE-ja mbështet çdo iniciativë që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në normat dhe vlerat evropiane.

Procesi i formimit të një tregu të përbashkët rajonal duhet të përshpejtohet. Sigurisht që ne duam që edhe iniciativat ekzistuese të funksionojnë”,- tha Lajçak.

Lajçak tha se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe solli pasoja me të cilat duhet të përballen të gjithë.

Rajoni nuk është i vetëm. BE-ja është me ju dhe ju ndihmon për të kapërcyer pasojat e luftës, qoftë në lidhje me ekonominë apo ndikimin social. Ne kemi një plan se si të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.

Lajçak shtoi se lufta në Ukrainë, edhe pse tragjike, e ka rikthyer procesin e zgjerimit në agjendën politike dhe po i jep mundësinë vendeve të rajonit që të tregojnë vlerat demokratike.

Zgjerimi bazohet në vlera të përbashkëta dhe është e rëndësishme që vendet e rajonit të demonstrojnë këto vlera të përbashkëta. Rajoni nuk mund të presë, kjo është e qartë për ne”, shtoi Lajçak

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll