Bota

Vrau 30-vjeçarin në Ferizaj, lihet në paraburgim vëllai i reperit Buta, Gazmend Hyseni

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar se vrasja u kry “me dashje dhe përgatitje paraprake”.

30 Maj 2022, 12:56 Nga DOSJA
Vrau 30-vjeçarin në Ferizaj, lihet në paraburgim vëllai i
Autori dhe viktima

KOSOVË- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 30 ditë paraburgim për Qëndrim Januzin, autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Gazmend Hyseni në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar se vrasja u kry “me dashje dhe përgatitje paraprake”. Gjithashtu në kërkesë thuhej se Qëndrim Gashi ka vënë në rrezik dhe jetën e personave të tjerë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, thuhet në njoftim.

Në dosjen e Prokurorisë, përshkruhet se motivi i vrasjes dyshohet se ka të bëjë me djegien e një veture të vëllait të të dyshuarit, reperit Buta, dhe se i dyshuari ka pretenduar se vetura i ishte djegur nga viktima.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Por pas vrasjes Buta nuk është intervistuar nga organet e ndjekjes.

Në bazë të infomracioneve, nuk është intervistuar”, i tha Express-it të dielën Kastriot Zenuni, avokat i Qëndrim Januzit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll