Largohet 21-vjeçarja nga banesa në Cërrik, lë pas fëmijën e mitur, vjehrri e kërkon
Foto ilustruese BELSH- Një 21-vjeçare është larguar nga banesa në Cërrik. 21-vjeçarja e identifikuar me incialet S. ...
Sipas policies, këta dy persona, të identifikuar si Leonard Kokomani dhe Besmir Isedisha raportohet se janë kapur në Maminas, me një sasi droge të konsiderueshme.
DURRËS- Pronari i një lokali, Vladimir Kokomari është arrestuar në Durrës bashkë me dy persona të tjerë. Sipas policies, këta dy persona, të identifikuar si Leonard Kokomani dhe Besmir Isedisha raportohet se janë kapur në Maminas, me një sasi droge të konsiderueshme. Po ashtu janë kapur edhe 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
NJOFTIMI I PLOTË:
inalizohet operacioni policor i koduar “Butterfly”. Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butterfly”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; L. K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë
në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Foto ilustruese BELSH- Një 21-vjeçare është larguar nga banesa në Cërrik. 21-vjeçarja e identifikuar me incialet S. ...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- 5 anëtarë të një rrjeti shqiptar të drogës janë burgosur, pasi u kapën me dro...
Mareglen Metushi CHIETI- Ai shkoi aq larg sa tmerroi një klient që nuk paguante kokainën duke qëlluar drejt tij, por arma u blloku...
Dosja.al TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore shpërthim...
Tritol VLORË- Mëngjesin e sotëm Vlora është “tronditur” nga një shpërthim me tritol. Lënda plasëse...
Familja Kola FUSHË ARRËZ- Prendushe Kola, Sidorela Kola dhe Emiljana Kola janë personat e familjes Kola të cilët ndërrua...
Makina VLORË- Mjetit në pronësi të Ermal Kasës iu vu lëndë plasëse. Policia bën të ditur se shpërthi...
Disa afganëve, të strehuar përkohësisht në Kosovë, u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak ...
TIRANË- Java nis me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temp...
Shperthimi ne Vlore VLORË- Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit...