Aktualitet

Largohet 21-vjeçarja nga banesa në Cërrik, lë pas fëmijën e mitur, vjehrri e kërkon

Vjehrri i saj ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Cërrik pasi nusja e djalit të tij ishte larguar nga banesa prej 20 ditësh.

30 Maj 2022, 10:16 Nga DOSJA
Largohet 21-vjeçarja nga banesa në Cërrik, lë pas
Foto ilustruese

BELSH- Një 21-vjeçare është larguar nga banesa në Cërrik. 21-vjeçarja e identifikuar me incialet S. Sh., ka braktisur fëmijët e saj. 

Vjehrri i saj ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Cërrik pasi nusja e djalit të tij ishte larguar nga banesa prej 20 ditësh. 

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Sondazh

Poll