Aktualitet

Polici humbi jetën/ Sindikata paralajmëron protesta: Pati probleme, s'u lejua të shkonte në spital

Në njoftimin e bërë raportohet se gardiani Gjovalin Frroku ka kryer vetëm kontroll rutinë dhe për shkak të burokracive nuk është lejuar që të marrë trajtim në spital, pasi i është ndaluar të lërë shërbimin.

30 Maj 2022, 10:41 Nga DOSJA
Polici humbi jetën/ Sindikata paralajmëron protesta: Pati probleme,
Gjovalin Frroku

LEZHË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, ditën e djeshme. Sindikata e Shërbimeve Policore ka bërë denoncim me anë të një reagimi në rrjete sociale për ndarjen ndaj jeta të Gjovalin Frrokut pasi sipas tyre kërkoi ndihmën e urgjencës për shkak të problemeve në zemër rreth orës 3 të mëngjesit. Në njoftimin e bërë raportohet se gardiani Frroku ka kryer vetëm kontroll rutinë dhe për shkak të burokracive nuk është lejuar që të marrë trajtim në spital, pasi i është ndaluar të lërë shërbimin. Derisa gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët vendosën që ta transferonin për Tiranë për trajtim të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Lidhur me ngjarjen, Sindikata kërkon që të ketë protesta para institucioneve në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore të punonjësve të policisë dhe mungesës së mjekut të punës.

"Po tallen edhe me heqjen e taksës mbi pagën 30-40 mije lekë e përgjysmim të saj për pagat 40-50 mijë. VKM dhe kryeministri kanë folur qartë për gjithë Administratën Publike, ku bën pjesë edhe Policia Burgje, se me 1 Qershor fillojnë efektet në favor të punonjësve! Nëse nuk implementohet ky VKM në favor të Policisë së Burgjeve, Sindikata do shpallë datën e  protestës dhe vendin ku do zhvillohet ajo! Dikush duhet dhe do mbajë përgjegjësi për situatën e rëndë që vazhdon prej vitesh!,"- përfundon reagimi.

POSTIMI I PLOTË:

Vdekjet nuk ndalen ne policine e burgjeve..! Shuhet dhe nje punonjes tjeter ne sistemin e burgjeve..! Situata e rende e gjendjes shendetesore dhe psikologjike ne policine e burgjeve, vazhon te marre jetet e punonjesve. Dje, pergjate sherbimit ne turnin e 3-te ne ievp Shenkoll, i ndjeri Gjovalin Frroku, ka kerkuar ndihmen e urgjences per shkak te problemeve ne zemer dhe dergimin ne spitalin e Lezhes..Kjo ka ndodhur ne oren 03 te mengjesit.. Si gjithnje, jane mjaftuar me nje kontroll rutine nga mjeku i gatshem dhe nuk kane lejuar qe i semuri te dale per kontrolle te metejshme ne spital. Eshte lene ne gjendje te tille deri sa ka mbaruar sherbimin dhe pastaj koleget e kane derguar ne urgjencen e spitalit te Lezhes, ku menjehere e kane orjentuar per ne urgjencen spitalore te Tiranes. Por, zemra nuk pret mbarim sherbimi e burrokraci eproresh, pasi gjate rruges per Tirane, punonjesi ka nderruar jete. Vdekjet dhe problemet shendetesore nuk kane te sosur ne Policine e Burgjeve dhe punonjesit me te drejte kerkojne qe sa me pare te reagojme me Proteste para institucioneve ne bulevardin e Tiranes. Kjo gjendje eshte paralajmeruar me kohe nga Sindikata, por siq duket ka me shume rendesi politika e dites, sesa jeta e punonjesit! Mungesa e mjekut te punes sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e uleta dhe demotivimi ne sherbim, po sjellin pasoja te renda! Nuk dijme se sa do vazhdoje kjo gjendje dhe kush mban pergjegjesi per situaten e krijuar nder vite, pasi deri me sot ata qe kane hequr te drejtat legjitime te punonjesve, vazhdojne te bejne show duke betonuar paudhesite e tyre ne kurriz te mijera kolegve me uniforme! Po marrim mesazhe nga dhjetera punonjes ne sistem, te cilet po kerkojne nje date proteste per denoncim situate. Po tallen edhe me heqjen e takses mbi pagen 30-40 mije leke e pergjysmim te saj per pagat 40-50 mije. Vkm dhe Kryeministri kane folur qarte per gjithe Administraten Publike, ku ben pjese edhe Policia Burgje, se me 1 Qershor fillojne efektet ne favor te punonjesve! Nese nuk implementohet ky VKM ne favor te Policise Burgjeve, Sindikata do shpalle daten e protestes dhe vendin ku do zhvillohet ajo! Dikush duhet dhe do mbaje pergjegjesi per situaten e rende qe vazhdon prej vitesh! Ngushellime te ndjera per familjen e punonjesit te policise se burgjeve Gj.Frroku!

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll