Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Angli, vëllezërit Alcani në krye të rrjetit

Hetimi lidhur me grupin nisi në shkurt të vitit të shkuar, pasi oficerët vunë re një makinë me pamje të dyshimtë, e në momentin kur iu afruan automjetit, gjetën Erdi Haldedën në sediljen e shoferit së bashku me bashkëpunëtorin e tij Olti Gjoni dhe një çantë me 47,574 £, të gjitha para cash.

30 Maj 2022, 09:07 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e drogës në Angli, vëllezërit Alcani
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- 5 anëtarë të një rrjeti shqiptar të drogës janë burgosur, pasi u kapën me drogë. Grupi, i udhëhequr nga vëllezërit Elegantin dhe Klerdi Alcani, ishin përgjegjës për prodhimin dhe shitjen e sasive të mëdha të kanabisit në të gjithë verilindjen e Britanisë. Gjatë aksionit u konfiskua edhe një sasi kanabis me vlerë mbi 60,000 £.

Hetimi lidhur me grupin nisi në shkurt të vitit të shkuar, pasi oficerët vunë re një makinë me pamje të dyshimtë, e në momentin kur iu afruan automjetit, gjetën Erdi Haldedën në sediljen e shoferit së bashku me bashkëpunëtorin e tij Olti Gjoni dhe një çantë me 47,574 £, të gjitha para cash.

Kontrollet rutinë zbuluan se Haldeda nuk kishte licencë he makina ishte e regjistruar në një adresë në Glasgoë nën emrin e një bashkëpunëtoreje tjetër, Kayana Dodgson. Haldeda dhe Gjoni u arrestuan dhe u morën në pyetje, ku detektivët i pyetën dhe më pas nisën hetimet. Një kontroll i adresës së Haldeda-s në Faraday Grove në Gateshead gjeti një numër bimësh kanabisi, gati 12.5 kilogramë dhe 15,000 £ të tjera në para të gatshme.

Vëllezërit Alcani u identifikuan shpejt si lojtarët kryesorë në zinxhirin e prodhimit të drogës së klasit B. Erdi Haldeda, 33 vjeç, u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, ndërsa Gjoni u burgos për 12 muaj dhe u urdhërua t'i paguante viktimës një shtesë prej 156 £ për posedim të pasurisë kriminale. 

Elegantin Alcani, 24 vjeç, u dënua me 2 vite burg për shkak të prodhimit të kanabisit, ndërsa vëllai Klerdi, 25 vjeç, u burgos me 6 vite e gjysmë për shkak të prodhimit të kanabisit dhe posedimit të pasurisë kriminale. E nga ana tjetër Dodgson u burgos për një total prej 9 vitesh e gjysmë.

Marrë nga newcastleworld.com

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll