Sport

Historike! Monza për herë të parë në Serie A, Berlusconi shijon suksesin e klubit të tij në... gjumë

Pas Lecces dhe Cremonese-s, Monza bëhet skuadra e fundit që siguron pjesëmarrjen në Serie A.

29 Maj 2022, 23:25 Nga DOSJA

Historike! Monza për herë të parë në Serie A,

ITALI- Pas Lecces dhe Cremonese-s, Monza bëhet skuadra e fundit që siguron pjesëmarrjen në Serie A. Në takimin e dytë të play-offit, zhvilluar në stadiumin Garibaldi, skuadra që është në pronësi të Berlusconit fiton me përmbysje me shifrat 3-4 ndaj Piza-s.

Gjithçka do të niste për vendasit kur Torregrossa (1'), Hermannsson (9') do të shënonin, megjithatë ndërsa Machin (20') dhe Gytkjaer (78) shënuan për Monzan, por Mastinu (90') çoi takimin në shtesë. Marrone (96') dhe Gytkjaer sërisht për Monzan (101') i dhanë suksesin e merituar Monza-s. Ish-presidenti i Milanit, i fokusuar nga kamerat e Sky, merr një sy gjumë në tribunë, duke mos u zgjuar as nga zhurma e madhe që e rrethon.

E.Ç (Dosja.al)

46501

Sondazh

Poll