Sport

Perisic drejt Londrës për vizitën mjekësore me Tottenham. Interi në kërkim të ‘sozisë’

Në orët e fundit emrat që përmenden më shumë janë ata të Bellanovës dhe Bernardeschit.

30 Maj 2022, 06:39 Nga DOSJA
Perisic drejt Londrës për vizitën mjekësore me Tottenham.

ITALI - Ivan Perisic dhe Interi, një histori e destinuar të përfundojë më 30 qershor. Në atë datë, kontrata e anësorit kroat me zikaltrit do të skadojë dhe nuk do të rinovohet: Antonio Conte tashmë po e pret atë për Tottenhamin e tij. 

Në fakt, Perisic me shumë gjasa duhet të ketë mbërritur në Londër, ku do të kryejë procedurën e ekzaminimeve mjekësore për Spurs, gati për t'i ofruar një marrëveshje dyvjeçare. 

Nga ana e tij, Interi në fakt tashmë e ka lënë 33-vjeçarin kroat dhe tani është në kërkim të zëvendësuesit të tij. Në orët e fundit emrat që përmenden më shumë janë ata të Bellanovës dhe Bernardeschit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll