Sport

Pas 18 vitesh dhe paraqitjeve në Europë, skuadra franceze me më shumë kampionate të fituara bie nga kategoria

Një klub historik europian i futbollit bie në kategorinë e dytë. Në Francë, Saint-Etienne ka humbur play-off me Auxerre, duke rënë në Ligue 2 pas 18 vitesh

29 Maj 2022, 21:58 Nga DOSJA

Pas 18 vitesh dhe paraqitjeve në Europë, skuadra franceze me më

FRANCË- Një klub historik europian i futbollit bie në kategorinë e dytë. Në Francë, Saint-Etienne ka humbur play-off me Auxerre, duke rënë në Ligue 2 pas 18 vitesh. Pas ndeshjes së parë 1-1, në ndeshjen e kthimit në Saint-Etienne, Auxerre fitoi ngjitjen duke fituar falë penalltive me 120 minutat që përfunduan me shifrat 1-1.

Në vitin 2004, Saint-Etienne ra nga kategoria, por u kthye në Ligue 1 vitin e ardhshëm. Prej aty fitoi Kupën e Francës në vitin 2013, duke zhvilluar ndeshje të mira edhe në kompeticionet europiane.

Në fakt, Saint-Etienne është skuadra me më shumë kampionate në historinë e kampionatit francez: një rekord, prej dhjetë titujsh, po kaq sa ka edhe PSG, që ndoshta do të kalohet në sezonet e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

595176

Sondazh

Poll