Sport

Incidentet në “Stade de France”: të hënën, takim për të gjetur ‘fajtorët’

Si pasojë e mosfunksionimeve serioze në finalen e Champions League të shtunën, ministrja e Sporteve Amélie Oudéa-Castéra ka lajmëruar për një takim të hënën në mëngjes.

29 Maj 2022, 21:27 Nga DOSJA

Incidentet në “Stade de France”: të hënën, takim

FRANCE - Pothuajse njëzet e katër orë pas incidenteve, që prishën finalen e Champions League midis Liverpool dhe Real Madrid (0-1), ku u kryen 105 arrestime nga policia, sipas Ministrisë së Brendshme, Amélie Oudéa-Castéra, ministre e Sporti dhe Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, ka vendosuar të thërrasë të hënën në orën 11:00 një mbledhje në ministri.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se “Tani prioritet është të identifikohen me saktësi mosfunksionimet me UEFA-n, Federatën Franceze të Futbollit, ‘Stade de France’, prefekturën e Seine-Saint-Denis dhe bashkinë e Saint-Denis. Duhet të nxjerrim mësimet për të parandaluar që incidente të tilla të përsëriten për ngjarjet tona të ardhshme të mëdha sportive ndërkombëtare”.

Shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement, është thirrur gjithashtu, pasi Franca do të presë Kupën e Botës në rugby në 2023 dhe Lojërat e Parisit në 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll