Sport

VD/ Tony Cross i nervozuar: “Dukeni që jeni gazetar gjerman, nuk kam asnjë dilemë për këtë”

Mesfushori me përvojë i Realit, futbollisti gjerman, është mërzitur pas ndeshjes nga pyetja e një gazetari të ‘ZDF’-së nga vendi i tij

29 Maj 2022, 13:14 Nga DOSJA
VD/ Tony Cross i nervozuar: “Dukeni që jeni gazetar gjerman, nuk kam

FRANCE - Futbollisti gjerman bëri një deklaratë në fushë, menjëherë pasi fitoi titullin e ri europian me Real Madridin e tij. Megjithatë, atij nuk i ka pëlqyer aspak pyetja e një gazetari nga vendi i tij…

“A u habitët që Liverpool dominoi gjatë gjithë ndeshjes”, - pyeti një gazetar i televizionit gjerman ‘ZDF’.

Krosit nuk i pëlqeu pyetja, ndaj menjëherë 'replikoi' i nervozuar: “Kishit 90 minuta për të menduar se çfarë do të bënit pas ndeshjes dhe keni arritur të mendoni një pyetje si kjo. Dy pyetje negative... Dukeni që jeni gazetar gjerman, nuk kam asnjë dilemë për këtë,"- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll