Sport

Fitoi pesë Champions, legjenda Marcelo: “Kam bërë gjithçka që duhej bërë këtu, tani po largohem”

Mbrojtësi dhe ish-kapiteni brazilian i Realit të Madridit, ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi “merengues” pas fitimit të këtij Championsi të 14-të.

29 Maj 2022, 12:58 Nga DOSJA
Fitoi pesë Champions, legjenda Marcelo: “Kam bërë

FRANCE - Edhe pse ai ishte në stol dhe nuk luajti, francezi Karim Benzema, në ceremoninë e marrjes së trofeut, u tregua xhentil. Ia la këtë ta kryente këtë veprim, ish-kapiteni legjendar, mbrojtësi brazilian, Marcelo.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse ishte ndeshja ime e fundit te Reali. Po largohem nga Madridi dhe të largohem me një Champions League është një gëzim i jashtëzakonshëm. Nuk është një ditë e trishtuar. Mendoj se gjërat janë diskutuar, kemi biseduar dhe kemi vendosur se është më mirë kështu. Tashmë kam bërë gjithçka që duhej të bëja në Madrid. Kam pasur fatin të kaloj pesëmbëdhjetë vjet e gjysmë në klubin më të mirë në botë”.

Lojtari me më shumë tituj të Reali, Marcelo, edhe pse nuk ishte protagonist në fushë në finalen e Parisit, e ka përjetuar me shumë emocion suksesin e fundit.

“Janë momente të rralla të tilla. Të gjithë ishim të djersitur në pankinë, vraponim me skuadrën… Mbaj mend kur ishim të rinj dhe kemi luajtur finalen e parë, tani të gjithë janë shumë të pjekur… Është një moment i çmendur me tifozët, që kanë qenë me ne gjatë gjithë kohës. Ancelotti? Ne e dimë si është trajneri, ka filozofinë e tij, karakterin e tij… Ai është një person i madh dhe e ka merituar që kur ka ardhur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll