Sport

"Babi, babi, hajde tani...'/ Fitoi Champions për herë të 5, fëmijët e Modriç 'mekin' gazetarët

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai ka treguar se ky titull për të është po aq i dashur sa i pari që ka fituar, sepse rruga drejt tij ishte më e vështira.

29 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
"Babi, babi, hajde tani...'/ Fitoi Champions për herë
Luka Modri

PARIS- Lojtari i Kombëtares kroate, Luka Modriç, fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin për herë të pestë në karrierën e tij. Ashtu siç pritej, Luka ishte në humor shumë të mirë pas finales së madhe. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai ka treguar se ky titull për të është po aq i dashur sa i pari që ka fituar, sepse rruga drejt tij ishte më e vështira.

Por teksa po jepte deklarata, në një moment janë shfaqur fëmijët e tij të cilët ia kanë ndërprerë intervisitimin Lukës, duke bërë kështu të qeshin gazetarët e pranishëm.

“Babi, babi, babi, duhet të ikim”,-tha vajza e asit të njohur të futbollit. Gjë që shkaktoi të qeshura në sallë. 

VIDEO NGA MOMENTI: 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll