Sport

Benzema: "Mund të kesh fat një herë, por jo çdo herë, një klub nuk mund të bëjë më mirë"

Sulmuesi dhe kapiteni i Real Madridit fiton për herë të pestë Champions League, ai nuk i fsheh emocionet pas fitores ndaj Liverpoolit në finalen e së shtunës në Stade de France (1-0).

29 Maj 2022, 09:06 Nga DOSJA
Benzema: "Mund të kesh fat një herë, por jo çdo

FRANCE - Karim Benzema, sulmuesi dhe kapiteni i Real Madridit, pas fitores së ekipit të tij në finalen e Champions League kundër Liverpoolit, në mikrofonin e ‘Canal Plus’ është shprehur: 

“Mund të kesh fat një herë, por jo çdo herë. Pas Parisit, Chelseat dhe Manchester Cityt, ne e meritojmë fitoren tonë, kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Ktheheshim çdo herë, nuk u dorëzuam kurrë. Të gjithë jemi të rëndësishëm në këtë grup, është fitorja e një grupi të vërtetë.

Të përfundosh golashënuesin më të mirë me 15 gola është e jashtëzakonshme, por për mua gjëja më e rëndësishme është fitimi i Champions League të pestë. Nëse ‘Topi i Artë’ është në mendjen time? Në mënyrë të pashmangshme, mbarova sezonin, tani do të shkoj në kombëtare. Por mendoj se një klub nuk mund të bëj më mirë. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë jam krenar për atë që kam arritur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll