VD- Nënkomisari ra në humnerë, Policia falenderon Kosovën: Do e çojmë dhe jashtë shtetit për kurim
Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se nëse do të jetë e nevojshme, Frroku do të dërgohet për kurim edhe jashtë vendit.
TIRANË- Policia e Shtetit ka falenderuar KFOR-in e Kosovës që u erdhi sot në ndihmë për të transportuar nënkomisarin Rrok Frroku nga Dukagjini drejt spitalit të Traumës, pasi Shqipëria nuk e kishte infrastrukturën e duhur. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se nëse do të jetë e nevojshme, Frroku do të dërgohet për kurim edhe jashtë vendit.
Policia e Shtetit
Falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, i oficerit të Policisë, i cili, si pasojë e terrenit shumë të vështirë me një shkallë të lartë rrezikshmërie, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin u rrëzua dhe ra në humnerë, një ditë më parë. Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit. Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit.
Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili iu përgjigj gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion të forcave të Policisë, një helikopter, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore. Policia e Shtetit falënderon edhe aktorët e tjerë si Ambasada italiane në Tiranë dhe kolegët italianë që shprehën gatishmërinë, për të na ndihmuar për situatën e krijuar.
Nënkomisari Frroku aktualisht ndodhet tek Trauma. Ai ka dëmtuar një këmbë e ka tre brinjë të thyera. Efektivi ishte me koelgët e tij në Dukagjin duke bërë inspektime për parcela me drgoë në momentin që ran ë humnerë, duke rrezikuar jetën.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Ra në humnerë teksa kërkonte drogë, nënkomisarin e nxjerr Kosova nga humnera, KFOR e sjell tek Trauma
Helikopteri tek Trauma TIRANË- Efektivi që ra në humnerë teksa kërkonte parcelat me kanabis në Dukagjin është sjel...
Vdekja e ish-Presidentit Nishani, Fevziu: Nuk bërtiti kurrë që të tjerët të shihnin punën e tij
Blendi Fevziu dhe Bujar Nishani TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Fevziu...
Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë, mbesa Beniada bën postimin prekës: Jeton në zemrat tona…
Bujar Nishani dhe Beniada Nishani TIRANË- Ish-banorja e Big Brother VIP dhe njëkohësisht mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nis...
Operacioni në Siri, Policia e Shtetit: Shpëtuam 3 gra dhe 10 të mitur nga kampet famëkeqe
Policia e Shtetit TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar në Siri. Në n...
I mbyllur në qelinë “41 Bis”, Viktor Imeraj kërkon heqjen e masës në gjykatën e posaçme
Burg TIRANË- Viktor Imeraj, një prej të dënuarve që pak kohë më parë u fut nga ministri i Drejtësisë Ulsi...
PROFIL/ Sëmundja i mori jetën para kohe! Jeta dhe karriera politike, kush ishte Bujar Nishani
TIRANË- Sot Bujar Nishani dha frymën e fundit. Presidenti i pestë i Republikës së Shqipërisë pas ardhjes së demokracis...
Ndërron jetë Bujar Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët
Edi Paloka TIRANË- Fatkeqësi e quan deputeti Edi Paloka për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të vendit, Bujar Nishanit. Me an&e...
VD-'Moss'/ Ndarja nga jeta e Nishanit, reagimi i anëtarëve të PD: Ta ndalojmë numërimin?
TIRANË- Habi dhe shumë keqardhje u pa në fytyrat e anëtarëve të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të Bujar...
Shuhet ish-Presidenti Nishani në Gjermani, 3 muaj i shtruar në spital, lajmi trondit politikën (Reagimet)
Bujar Nishani TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë në moshën 56-...
FOTO- U bllokua në humnerë për 12 orë, ky është efektivi i policisë në Dukagjin
Rrok Frroku SHKODËR- Personi në foto është Rrok Frroku, nënkomisar në Shkodër, i cili mbeti i bllokuar në humn...

