Aktualitet

I mbyllur në qelinë “41 Bis”, Viktor Imeraj kërkon heqjen e masës në gjykatën e posaçme

Imeraj së bashku me vëllezërit Eldi dhe Klemend Çala nga Elbasani, u futën në rregjimin e posaçëm 41 bis, pranë burgut 313, për shkak të sjelljes jo korrekte në burg.

28 Maj 2022, 14:27 Nga DOSJA
I mbyllur në qelinë “41 Bis”, Viktor Imeraj kërkon
Burg

TIRANË- Viktor Imeraj, një prej të dënuarve që pak kohë më parë u fut nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në rregjimin “41 Bis”, ka vendosur të kundërshtojë këtë vendim, duke e cilësuar atë si të padrejtë. Gazetari Elton Qyno raporton se Imeraj kërkon që të dalë nga qelia '41 blis'.

Imeraj së bashku me vëllezërit Eldi dhe Klemend Çala nga Elbasani, u futën në rregjimin e posaçëm 41 bis, pranë burgut 313, për shkak të sjelljes jo korrekte në burg.

Imeraj, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Posaçme, duke kërkuar heqjen e masës “41 bis”, të vendosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Kërkesa do të shqyrtohet në ditët në vijim.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll