PROFIL/ Sëmundja i mori jetën para kohe! Jeta dhe karriera politike, kush ishte Bujar Nishani

TIRANË- Sot Bujar Nishani dha frymën e fundit. Presidenti i pestë i Republikës së Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ndërroi jetë pas komplikacioneve të sëmundjes autoimune në mëlçi.
Ish-presidenti ka lindur në Durrës më 29 shtator 1966. Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej.
Pas kësaj, në 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Viti 1996 e gjen Nishanin në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Një vit më pas u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra.
Karriera politike e Nishanit filloi në vitin 1991 si anëtar i Partisë Demokratike.
Në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë, ndërsa në vitin 2003 u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Dy vite më pas Nishani zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike.
Ndërsa, në korrik po të këtij vite ishte kandidat për Partinë Demokratike, ku fiton mandatin e deputetit në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet.
Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm. Gjithashtu ai ka qenë dhe ministër i Drejtësisë, nga shtatori 2009 deri në prill 2011 dhe më pas, në prill të 2011 Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit.
Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë për një mandat. Nga 2017 e në vijim ka vijuar me angazhimin e tij politik pranë selisë blu.
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Ndërron jetë Bujar Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët
Edi Paloka TIRANË- Fatkeqësi e quan deputeti Edi Paloka për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të vendit, Bujar Nishanit. Me an&e...
VD-'Moss'/ Ndarja nga jeta e Nishanit, reagimi i anëtarëve të PD: Ta ndalojmë numërimin?
TIRANË- Habi dhe shumë keqardhje u pa në fytyrat e anëtarëve të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të Bujar...
Shuhet ish-Presidenti Nishani në Gjermani, 3 muaj i shtruar në spital, lajmi trondit politikën (Reagimet)
Bujar Nishani TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë në moshën 56-...
FOTO- U bllokua në humnerë për 12 orë, ky është efektivi i policisë në Dukagjin
Rrok Frroku SHKODËR- Personi në foto është Rrok Frroku, nënkomisar në Shkodër, i cili mbeti i bllokuar në humn...
Garë me tre disiplina në Tiranë, nesër ndryshon qarkullimi i mjeteve (PLANI)
Gare TIRANË- Ditën e nesërme do të zhvillohet në Tiranë “Tiranathlonën”, e cila përfshin tre disiplina:...
Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 person, në kërkim 1 tjetër
Arrestim GJIROKASTËR- NJOFTIMI: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.Tr...
Digjet banesa në Maliq, shpëton për mrekulli 56-vjeçarja, dyshimet e para
Foto ilustruese KORÇË- Një magazinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke u djegur plo...
VD-Drejtonte mjetin pa patentë dhe i droguar, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Pamje nga aksioni i policisë TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia Rrugor pas testimit me aparatin AquilaS...
Djali rreh babain, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është denoncuar nga ba...
Oficeri ra në humnerë, policia: U nxor pas 12 orësh, presim helikopter për ta dërguar në spital
Policia Shkoder SHKODËR- Rrok Frroku qëndroi brenda humnerës për 12 orë. Policia ka dhënë detaje nga operacioni për...
