Shuhet ish-Presidenti Nishani në Gjermani, 3 muaj i shtruar në spital, lajmi trondit politikën (Reagimet)
Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë.

TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Tre muaj pasi ishte shtruar në një spital në Gjermani pasi vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi e pasojat e Covid-19 që kishte kaluar një vitë më parë, Nishani mbylli sytë e u nda nga kjo jetë duke tronditur politikën në Shqipëri e përtej kufijve. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë e sot u vendos që t’i hiqeshin tubat duke e çuar drejt banesës së përjetshme. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua së fundmi. Tre muaj më parë ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shfeqet Ndroqi”, por kur nuk u pa asnjë përmirësim, Nishani u nis me urgjencë drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. Lajmi i hodhur tronditi dhe selinë blu sot që zgjidhi Kryesinë e Re. Emri i tij ishte mes 46 kandidatëve, porn ë mesditë, Komisioni ndaloi së numëruari votat e Nishanit pasi morën lajmin e hidhur. Me lot në sy, demokratët ulën kokat e mbajtën një minutë heshtje në nderim të një nga bashkëpunëtorëve më të ngushtë të selisë blu që prej ditës së sotme, nuk jeton më. Në familjen Nishani ka dhimbje, pork y lajm i hidhur ka bashkuar të majtë e djathtë me mesazhe ngushëllimi. Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, demokratë e socialist përcollën ngushëllimet e tyre përmes mesazheve prekëse të postuara në rrjetet sociale. Ngushëllime pati edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, nga politika në Maqedoninë e Veriut e në Kosovë, ku e kujtuan për mbështetjen që Nishani u dha si President, deri në frymën e fundit.
-
-
-
Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes
28 Maj, 16:37 -
-
Ngushëllimet shprehur edhe pasardhësi i tij në krye të shtetit, Ilir Meta, Edith Harxhi, Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu, Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Oerd Bylkbashi, Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Monika Kryemadhi, Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali. Të gjithë shkruanin njëri pas tjetrit për vlerat që la pas Nishani, Presidenti pozitiv, i qetë e i matur i Shqipërisë. Reagimin e vetëm nga familja e ka bërë mbesa modele e ish-Presidentit, ish-banorja e Big Brother, Beniada Nishani. Ajo shkruante me dhimbje se xhaxhai i saj nuk konsiderohet i vdekur për aq kohë sa vijon të jetojë në zemrat e atyre që e duan. Beniada shprehur mbështetje ndaj vajzës së ish-Kreut të Shtetit, Fiona Nishani.
-
-
-
Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë, reagon Lulzim Basha
28 Maj, 15:47 -
-
Ende nuk dihet se kur do të bëhet varrimi i Nishanit apo homazhet. Trupi i tij ndodhet ende në Gjermani e po vijohet me procedurat për sjelljen në Shqipëri. Bujar Nishani la pas të shoqen Odeta, vajzën, Fiona dhe djalin, Ersi.
(a.b;f.m/dosja.al)
Sondazh
FOTO- U bllokua në humnerë për 12 orë, ky është efektivi i policisë në Dukagjin
Rrok Frroku SHKODËR- Personi në foto është Rrok Frroku, nënkomisar në Shkodër, i cili mbeti i bllokuar në humn...
Garë me tre disiplina në Tiranë, nesër ndryshon qarkullimi i mjeteve (PLANI)
Gare TIRANË- Ditën e nesërme do të zhvillohet në Tiranë “Tiranathlonën”, e cila përfshin tre disiplina:...
Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 person, në kërkim 1 tjetër
Arrestim GJIROKASTËR- NJOFTIMI: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.Tr...
Digjet banesa në Maliq, shpëton për mrekulli 56-vjeçarja, dyshimet e para
Foto ilustruese KORÇË- Një magazinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke u djegur plo...
VD-Drejtonte mjetin pa patentë dhe i droguar, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Pamje nga aksioni i policisë TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia Rrugor pas testimit me aparatin AquilaS...
Djali rreh babain, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është denoncuar nga ba...
Oficeri ra në humnerë, policia: U nxor pas 12 orësh, presim helikopter për ta dërguar në spital
Policia Shkoder SHKODËR- Rrok Frroku qëndroi brenda humnerës për 12 orë. Policia ka dhënë detaje nga operacioni për...
Dhunonte fëmijët e mitur, gruaja denoncohet në polici nga ish-bashkëshorti
NJOFTIMI: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pran...
Humb ekuilibrin dhe bie nga ura, humb jetën 71-vjeçari në Ballsh
Foto ilustruese, ambulanca BALLSH- Një 71-vjeçarë ka humbur jetën në Ballsh pasi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ...
Vdekja e dy vëllezërve në liqen, shkolla: Do i mungoni bankave, buzëqeshja juaj do mbetet kujtim
TIRANË- Shkolla Mesme Bashkuar "Bedri Llagami" në Vaqarr ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të dy vëllez&eum...














