Aktualitet

FOTO- U bllokua në humnerë për 12 orë, ky është efektivi i policisë në Dukagjin

Ai mbeti 12 orë i bllokuar në pritje të ndihmës. 

28 Maj 2022, 13:49 Nga DOSJA
FOTO- U bllokua në humnerë për 12 orë, ky është
Rrok Frroku

SHKODËR- Personi në foto është Rrok Frroku, nënkomisar në Shkodër, i cili mbeti i bllokuar në humnerë për 12 orë.

Vetëm sot është bërë dalja e tij mirëpo i duhet të presë ardhjen e helikopterit për shkak se terreni është i vështirë e nuk mund të bëhet transporti i tij me ambulancë. Gjendja shëndetësore është e qëndrueshme por Frroku ka marrë disa lëndime.

Ai ishte duke kryer inspektime në zonë, për kontrolle antikanabis në momentin që përfundoi në humnerë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll