Aktualitet

Vdekja e ish-Presidentit Nishani, Fevziu: Nuk bërtiti kurrë që të tjerët të shihnin punën e tij

Fevziu shton se ai iku me qetësi nga kjo botë dhe ky vend që ju përkushtua.

28 Maj 2022, 15:29 Nga DOSJA
Vdekja e ish-Presidentit Nishani, Fevziu: Nuk bërtiti kurrë që
Blendi Fevziu dhe Bujar Nishani

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Fevziu ka postuar një foto ku shihet krah Nishanit dhe shkruan se ish-Presidenti ishte një njeri që nuk bërtiti kurrë për punën e tij që të bëntë në sy. Fevziu shton se ai iku me qetësi nga kjo botë dhe ky vend që ju përkushtua.

“Bujar Nishani, Presidenti i shtate i Shqiperise nderroi jete pak minuta me pare. Ai nuk i rrezistoi dot pasojave postkovid qe e moren ne moshe ende shume te re, pa mbushur ende 56 vjec. Bujar Nishani ishte nje sherbyes i perkushtuar publik i Shqiperise. Ai mbajti disa nga detyrat me te rendesishme te shtetit. Qe nga Minister i Brendshem, Minister Drejtesise e deri ne President i Republikes. Modestia dhe mungesa e protagonizmit te tepruar qene dimensionet me me vlere te tij. Ai diti te permbushe cdo detyre qe ju caktua dhe nuk bertiti kurre qe te tjeret ta shihnin punen e tij. Po kaq qetesisht iku nga kjo bote dhe nga ky vend qe e deshi dhe ju perkushtua me devocion. U prehsh ne paqe President,”- shkruan Fevziu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m/dosja.al)

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll