Aktualitet

Operacioni në Siri, Policia e Shtetit: Shpëtuam 3 gra dhe 10 të mitur nga kampet famëkeqe

Ata janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

28 Maj 2022, 15:15 Nga DOSJA
Operacioni në Siri, Policia e Shtetit: Shpëtuam 3 gra dhe 10 të
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar në Siri. Në njoftim shkruhet se është bërë e mundur, gjetja, idenifikimi dhe shpëtimi i 13 shqiptarëve, nga të cilët 3 gra dhe 10 të mitur. Ata janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Extraction 4”. Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqëndrimit, në Siri. Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se: Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.

Ky operacion u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Haël dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë. Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat kurde u bë e mundur identifikimi dhe gjetja, në kampet Al-Hawl dhe Roj, e 13 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 3 gra dhe 10 të mitur. Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri. Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”. Edhe në fazën e katërt të këtij operacioni u pa qartë se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të punuar si e barabartë me partnerët në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit . Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me ata strategjikë, me qëllim identifikimin, lokalizimi dhe riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë.

Mes 13 të riatdhesuarve edhe gruaja e dytë e Genc Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë.  Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së re, u dënua me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Numri i të riatdhesuarve shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol shkon në 38. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhi 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll