Oficeri ra në humnerë, policia: U nxor pas 12 orësh, presim helikopter për ta dërguar në spital
Ai është nxjerrë nga humnera dhe po kryhet transportimi i tij me helikopter drejt spitalit të Tiranës.
SHKODËR- Rrok Frroku qëndroi brenda humnerës për 12 orë. Policia ka dhënë detaje nga operacioni për shpëtimin e oficerit për të cilin thotë se ishte duke ushtruar kontrollë në zonë për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nuk ka përfunduar ende, as pas 12 orësh nga ngritja e oficerit të plagosur rëndë lart. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në pritje të një helikopteri mjekësor, pasi transporti në atë terren është shumë i vështirë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup. Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore. Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë. Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Dhunonte fëmijët e mitur, gruaja denoncohet në polici nga ish-bashkëshorti
NJOFTIMI: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pran...
Humb ekuilibrin dhe bie nga ura, humb jetën 71-vjeçari në Ballsh
Foto ilustruese, ambulanca BALLSH- Një 71-vjeçarë ka humbur jetën në Ballsh pasi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ...
Vdekja e dy vëllezërve në liqen, shkolla: Do i mungoni bankave, buzëqeshja juaj do mbetet kujtim
TIRANË- Shkolla Mesme Bashkuar "Bedri Llagami" në Vaqarr ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të dy vëllez&eum...
FOTO- Vrau 30-vjeçarin në Ferizaj, ky është autori, vëllai i reperit të njohur në Kosovë
Vellai i Butes KOSOVË- Personi në foto është Qëndrim Januzi, 30-vjeçari i cili vrau me armë zjarri një person n&e...
Ra në humnerë, polici shpëtohet nga kolegët, transportohet në spital
SHKODËR- Efektivi i policisë Rrok Frroku i cili ra në humnerë është shpëtuar. Kanë qënë kolegët ata t&e...
Po kontrollonte për drogë në Dukagjin, oficeri bie në humnerë, nxirret pas 12 orësh
Polici SHKODËR- Pas 12 orësh, është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e nënkomisarit Rrok Frroku. Operacioni për k...
Abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit, GJKKO jep dënimet për të akuzuarit
TIRANË- Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për të akuzuarit për abuzimin ...
Dumani zbuloi krimet! SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’, shkresa i përcillet Interpolit
Nuredin Dumani, Florenc Çapja, Talo Çela dhe Ervis Martinaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka...
Në kërkim prej 1 viti për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Policia TIRANË- Pas një viti arrati është vënë në pranga një 35 vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje...
Vëllai i reperit vret 30-vjeçarin në Ferizaj, plagoset nga policia (ZHVILLIMET)
KOSOVË- Një 30-vjeçar është vrarë në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ...
