Sport

“Përveç djalit, do të jepja gjithçka për Champions”, mesfushori i Realit ndez atmosferën

Dita e finales së Champions League erdhi. Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sonte mes tyre në “Stade de France” të Parisit.

28 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA
“Përveç djalit, do të jepja gjithçka për

FRANCE - “The Reds” synojnë trofeun e shtatë në histori për të barazuar Milanin dhe për t’u hakmarrë për disfatën e pësuar katër vite më parë në Kiev. Ndërkohë, “Los Blancos”, të cilët janë rekordmenët e këtij kompeticioni, duan të dërgojnë kupën me veshë për herë të 14-të në kryeqytetin spanjoll.

Mesfushori i skuadrës së Carlo Ancelottit, Federico Valverde foli për “AS” rreth duelit ndaj anglezëve, duke deklaruar se është gati të japë gjithçka për të arritur te suksesi.

“Çfarë do të jepja për të fituar trofeun? Shumë, ndoshta çdo gjë. Është një trofe unik për çdo lojtar në botë. Unë jam i gatshëm të jap shumë gjëra, përveç djalit tim. Ndoshta edhe gruan time.

Sigurisht që po bëj shaka, por jo çdo ditë mund të luash një finale si kjo. Shpresoj që ne të jemi ata që do të ngremë kupën”,- ka deklaruar 23-vjeçari nga Uruguaji.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll