Politike

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, votohet për emrat e anëtarëve të kryesisë (LISTA)

Me zgjedhjen e Kryesisë nga Këshilli Kombëtar, përfundon mandati i Komisionit të Rithemelimit.

28 Maj 2022, 07:40 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, votohet për emrat e
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.Demokratët do të votojnë për emrat e anëtarëve për Kryesinë e PD-së. Në fjalën e tij, kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se është plotësuar kuorumi për të mbledhur këshillin, pasi 200 anëtarë janë të pranishëm në sallë. 

46 anëtarë do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 do të zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun e po ashtu edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami. Surprizë në listë janë emrat e deputetes Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutajn. Ndërkohë në listë mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës.

Berisha tha se ishte lista me anëtarët më të shkëlqyer. Ndërsa për kandidimin e deputetes Ina Zhupa, ai u shpreh se pjesëmarrja e saj ishte për shkak të angazhimit të saj dhe çështjeve që ka ngritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, votohet për emrat e

Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që bie në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll