Politike

Kandidatët për Kryesinë e PD, surprizë Zhupa, rikthehen Topalli e Imami, asnjë kritik i Berishës

Në takimin e sotëm, i cili ka nisur që në orën 20:00 të mbrëmjes, Komisioni i Rithemelimit ka miratuar listën nga e cila do të përzgjidhen anëtarët e Kryesisë së PD-së. Nga 46 kandidatët do të votohen 20 anëtarë.

27 Maj 2022, 21:46 Nga DOSJA
Kandidatët për Kryesinë e PD, surprizë Zhupa, rikthehen
Foto ilustruese

TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka nisur që në orën 20:00 të mbrëmjes, Komisioni i Rithemelimit ka miratuar listën nga e cila do të përzgjidhen anëtarët e Kryesisë së PD-së. Nga 46 kandidatët do të votohen 20 anëtarë. Në listën e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së, vihet re se nuk ka asnjë kritik të kryedemokratit Sali Berisha, ndërsa të gjitha vendet i zënë të besuarit e tij, përfshirë edhe rikthime si Jozefina Topalli dhe Arben Imami. I vetmi emër që bie në sy është ai i deputetes Ina Zhupa, e cila gjithashtu është në garë për nesër, gjë që tregon se ka vendosur që t'i bashkohet Rithemelimit. 

Kandidatët për Kryesinë e PD, surprizë Zhupa, rikthehen

Kandidatët për Kryesinë e PD, surprizë Zhupa, rikthehen

Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që bie në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Pjesë e anëtarëve të rinj është dhe Myslim Murrizi, ndërsa drejtimin e institucionit e mori sërish Edi Paloka.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll