Politike

Ndryshime në PD/ Belind Këlliçi zbulon se synon të marrë një nga postet drejtuese

Belind Këlliçi foli për kandidaturën e tij në një nga postet e kësaj partie.

27 Maj 2022, 19:42 Nga DOSJA
Ndryshime në PD/ Belind Këlliçi zbulon se synon të
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demoratike, Belind Këlliçi ka folur për ambicien e tij për të marrë një post drejtues në selinë blu. I ftuar në “Top Talk”, Këlliçi foli për kandidaturën e tij në një nga postet e kësaj partie.

Ai bëri me dije se ditën e nesërme do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, por nuk dha shumë detaje.

“Padiskutim që gjykoj që duhet të ketë një qarkullim brezash, duhet të ketë një brez të ri që vjen dhe promovohet dhe i jepet mundësia. Por unë nesër do të jem kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike dhe po kërkoj votën dhe mbështetjen e Këshillit Kombëtarë për këtë pozicion. Në një koment të dytë gjykuar edhe si do të shkojë nesër edhe unë do të kem më pas mundësinë për të shprehur ambicien time për të garuar për një pozicion. Sot që po flasim ky proces ende nuk është zyrtarizuar”, u shpreh deputeti.

Aktualisht Këlliçi mban ende detyrën e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, institucion për të cilin i ka mbaruar mandati.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll