Politike

Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa

Sali Berisha ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së. Në listë vihet re edhe emri i deputetes Ina Zhupa. Fillimisht lista shumëemërorë kishte 46 persona, ndërsa më pas u shtua dhe emri i kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia.

27 Maj 2022, 23:09 Nga DOSJA
Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD,
Sali Berisha

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat u bënë publik pas mbledhjes që zhvilloi kryedemokrati Sali Berisha me Rithemelimin. Fillimisht lista shumëemërorë kishte 46 persona, ndërsa më pas u shtua dhe emri i kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia.

Në një prononcim të shkurtër për medias pas takimit, Berisha tha se ishte lista me anëtarët më të shkëlqyer. Ndërsa për kandidimin e deputetes Ina Zhupa, ai u shpreh se pjesëmarrja e saj ishte për shkak të angazhimit të saj dhe çështjeve që ka ngritur në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që bie në sy në listë  është rikthimi i Jozefina Topallit, Arben Imamit dhe Florion Mimës.

47 kandidatët do t’i propozohen nesër në orën 11:00 Këshillit Kombëtar për votim. Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar që do të votojnë nesër, u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që bie në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Pjesë e anëtarëve të rinj është dhe Myslim Murrizi, ndërsa drejtimin e institucionit e mori sërish Edi Paloka.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll