Politike

Ina Zhupa, kandidate për Kryesinë e PD, Berisha: Ka luajtur rol thelbësor në parlament

I pyetur se perse është përfshirë në listë deputetja Zhupa, Berisha tha se ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kuvend dhe se ka ngritur çështje të rëndësishme.

27 Maj 2022, 21:54 Nga DOSJA
Ina Zhupa, kandidate për Kryesinë e PD, Berisha: Ka luajtur rol
Ina Zhupa

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat ka treguar se përse në listën për anëtarët e Kryesisë së PD-së ishte dhe deputetja Ina Zhupa. I pyetur se perse është përfshirë në listë deputetja Zhupa, Berisha tha se ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kuvend dhe se ka ngritur çështje të rëndësishme.

"Në listë është Ina Zhupa se ka luajtur një rol thelbësor në parlament, u bashkua në Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar, përveç 4-5 prej tyre. Të gjithë janë të mirëpritur të votojnë,"-tha Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll