Sport

A e dini sa tituj të Champions League kanë Liverpool dhe Real Madrid? Rekord historik…

Bilanci midis tyre i barabartë, nga fitore për secilën skuadër. ‘Los blancos’ kanë luajtur në 17 finale dhe kanë fituar 13 herë, ndërsa “Reds” kanë luajtur në 10 finale, duke triumfuar 6 herë

28 Maj 2022, 07:42 Nga DOSJA
A e dini sa tituj të Champions League kanë Liverpool dhe Real Madrid?

FRANCE - Liverpool dhe Real Madrid kanë 19 Champions League mes tyre. ‘Los blancos’ është skuadra më e suksesshme në kompeticion krahasuar me 13 tituj, kundrejt 6 të “Reds”. Dy nga skuadrat që kanë luajtur më së shumti finale, të shtunën, në orën 21:00, do t’i shtojnë edhe një duel historisë së tyre të jashtëzakonshme, në turneun më të rëndësishëm të klubeve në botë.

Sa finale të Champions League ka luajtur Real Madridi dhe sa ka fituar?

Real Madrid do të luajë finalen e 17-të të Champions League në Saint-Denis. ‘Los blancos’ kanë fituar 13 nga 16 finalet që kanë luajtur deri më sot dhe kanë humbur vetëm tre. Në Paris, ndaj Liverpoolit, ai do të kërkojë fitoren e 14-të në 17 paraqitje.

1955-56: Real Madrid-Stade De Reims 4-3

1956-57: Real Madrid-Fiorentina 2-0

1957-58: Real Madrid-Milan 3-2

1958-59: Real Madrid-Stade De Reims 2-0

1959-60: Real Madrid-Eintracht Frankfurt 7-3

1961-62: Benfica-Real Madrid 5-3

1963-64: Inter-Real Madrid 3-1

1965-66: Real Madrid-Partizan Beograd 2-1

1980-81: Liverpool-Real Madrid 1-0

1997-98: Real Madrid-Juventus 1-0

1999-00: Real Madrid-Valencia 3-0

2001-02: Real Madrid-Bayer Leverkusen 2-1

2013-14: Real Madrid-Atletico Madrid 4-1

2015-16: Real Madrid-Atletico Madrid 1-1 (5-3p)

2016-17: Real Madrid-Juventus 1-4

2017-18: Real Madrid-Liverpool 3-1

Sa finale të Champions League ka luajtur Liverpool dhe sa ka fituar?

Liverpool luan në Paris finalen e dhjetë të historisë së tij. Dhe rekordi i tij i deritanishëm është gjithashtu pozitiv, me gjashtë tituj të fituar dhe tre finale të humbura. Mes tyre janë luajtur dy finale, me bilanc 1-1, triumfi më 1981 dhe disfata e vitit 2018.

1976-77: Liverpool-Borussia Moenchengladbach 3-1

1977-78: Liverpool-Bruges 1-0

1980-81: Liverpool-Real Madrid 1-0

1983-84: Liverpool-Roma 1-1 (4-2p)

1984-85: Juventus-Liverpool 1-0

2004-05: Liverpool-Milan 4-3

2006-07: Milan-Liverpool 2-1

2017-18: Real Madrid-Liverpool 3-1

2018-19: Liverpool-Tottenham 2-0

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll